Kategoritë

zoomable
Vaj Vitamine E

Vaj Vitamine E

1300 lekë

Vitamina E u zbulua në vitin 1922 dhe fillimisht shkencëtarët përshkruan efektin e saj rinovues në të gjithë trupin. Çdo vit u bë gjithnjë e më shumë kërkime, derisa kjo vitaminë e mrekullueshme na zbuloi të gjitha sekretet e saj.
 
Pronë më e rëndësishme e tokoferolit është Vitamina E që lufton, si një luftëtar i vërtetë, kundër radikalëve të lirë që përpiqen të shkatërrojnë membranat e të gjitha qelizave në trup. Kjo është detyra kryesore e tij - mbrojtja nga mosha e vjetër dhe sëmundjet.
 
 
Ja disa nga benefitet e jashtëzakonshme të vitaminës E në lëkurë e në flokë:
 
 
I lufton rrudhat
 
Vitamina E për një kohë të gjatë është përdorur në kozmetikë për prodhimin e kremrave që i luftojnë rrudhat dhe shenjat tjera që tregojnë plakjen. Si anti-oksidant i fortë, vitamina E ndihmon në reduktimin e dëmeve që oksidimi ia shkakton qelizave të trupit. E kombinuar me vitaminën C, Vitamina E mund të veprojë si një mbrojtës natyral nga dielli, për shkak se e mbron lëkurën nga dëmi që ia shkakton rrezitja e cila e rrit rrezikun e kancerit në lëkurë.
 
Ndikon në rritjen e flokut
 
Vitamina E i zgjeron enët e gjakut dhe nxit rritjen e kapilarëve, të cilët e rrisin qarkullimin e gjakut në kokë dhe kështu promovohet rritja e flokëve të shëndetshme. Kjo vitaminë ndihmon në riparimin e flokëve të dëmtuara. E përdorur drejtpërdrejtë në flokë, kjo vitaminë u jep flokëve volum dhe shkëlqim.
 
E zbut lëkurën e thatë
 
Vitamina E është ilaçi më i mirë i lëkurës së thatë e cila forcohet, e posaçërisht për duart. Zakonisht tregon rezultate kur duart çahen nga i nxehti dhe i ftohti.
 
I shëron buzët e çara
 
Plasaritjet në buzë gjatë periudhës së dimrit bëhen të padurueshme. Në këtë rast vjen në ndihmë Vitamina E, e cila mund të jetë shumë efektive pasi që i shëron buzët shumë shpejtë.
 
Ekzemë dhe Kruatje
 
Vitamina E mund të lehtësojë thatësinë lidhur me ekzemë.
 
Problemet me thonjtë
 
Vaj Vitamina E ndihmon në korrigjimin e disa çrregullimeve dhe problemeve me thonjët.
 
 
Si të përdorni vitaminën E

Para se të përdorni vajin e vitaminës E, bëni një test paraprak. Aplikoni një shtresë të vogël të vajit në një zonë që nuk është shumë e dukshme. Prisni 24-48 orë. Nëse nuk jep ndonjë reagim, është i sigurt për t'u përdorur në lëkurën tuaj .
 
 
Sasia: 115 ml
 
70.000 IU