Kategoritë

zoomable
Gjalp Shea 100 % Organik

Gjalp Shea 100 % Organik

1200 lekë

Perse gjalpi Shea eshte kaq i mrekullueshem nga bebet deri mosha e thyer ?

Shea butter i cili nxirret nga pema Shea është produkti më natyral në botë që trajton pothuajse të gjitha problemet që lidhen me lëkurën dhe flokët.

100% Fresh i pa përpunuar!
100% Virgin
Gjalp Shea Afrikan

Te mirat e gjalpit Shea per lekuren:

1.Hidraton lekuren e thate. Gjalpi Shea eshte nje hidratues perfekt per trupin dhe fytyren. 
Permbajtja yndyrore e ben qe qe te kete veti zbutese . 
Ai e ruan lageshtine ne lekure dhe e mban ate te hidratuar per nje kohe te gjate. Lekura ,kur eshte e thate dhe e dehidratuar behet e ashper dhe me luspa. Madje, disa zona te trupit mund te krijojne te cara ne lekura nga tharja. Gjalpi Shea e ushqen lekuren me permbajtjen e tij yndyrore. Gjithashtu, mund te zbuse lekuren ne duar dhe kembe . Deperton ne lekure me lehtesi pa i bllokuar poret.
Perdore gjalpin Shea per te sheruar thembrat e cara, kutikulat e thata dhe pjeset e ashpra ne lekuren tuaj.Gjithashtu mund ta perdorni ate thjesht per te hidratuar lekuren tuaj gjate muajve te ftohte te vitit.

2. Trajton aknet dhe njollat
Gjalpi Shea eshte i njohur per vetite e tij sheruese, qe mund te shpjegohet per shkak te prezences te shume acideve yndyrore dhe steroleve bimore si oleik, palmitik, stearik dhe acidet linolenike. Keto perberes, tretes te vajit nuk i nenshtrohen procesit te sapunifikimit. Gjalpi Shea eshte me pak i sapunifikueshem se yndryrnat dhe e vajrat e tjere te arrave, duke treguar keshtu potencialin e larte sherues.Ky gjalp natyral dhe i parafinuar eshte efektiv ne kurimin e pucrrave, renies se lekures nga dielli, shenjave, djegieve, kafshimeve nga insektet dhe akneve.

3. Redukton inflamacionin e lekures
Gjalpi Shea ka prejardhje te ndryshme nga acidi cinamik qe shfaq veti anti-pezmatuese. Keto veti e bejne ate te dobishem per permiresimin e gjendjes se lekures qe vjen si rezultat i rritjes se elementeve pezmatues.Djegiet nga dielli, prerjet dhe gervishtjet qe cojne ne enjtje mund te kurohen gjithashtu duke perrdorur kete gjalpe.

4. Kundra plakjes dhe radikaleve te lire
Gjalpi Shea konsiderohet si nje nga agjentet me te mire kundra plakjes per lekuren. Stimulon prodhimin e kolagjenit,proteines rinuese ne lekure. Vitaminat A dhe E te gjendura ne gjalpe e mbajne lekuren te bute, te ushqyer dhe me shkelqim.Nqs perdoret rregullisht, redukton rrudhat dhe gjithashtu shmang formimin e rrudhave dhe vijave te parakohshme ne fytyre. Efekti i tij kundra plakjes mund te shpjegohet nga aftesia e tij per te rritur qarkullimin ne lekure dhe rigjenerimin e qelizave.
Keto vitamina gjithashtu luajne efekt antioksidues kundra radikaleve te lire qe demtojne lekuren. Keto radikale shpesh gjenden ne mjedis te ndotesit dhe irrituesit. Rrezet e diellit gjithashtu mund te rrisin radikalet e lire ne lekure, qe demtojne qelizat e lekures. Esteret e acidit cinamik ne gjalp shmangin demtimin nga keto elemente.

5. Redukton irritimin nga rruajtja dhe gungat 
Rruajtja shpeshhere mund ta irritoje dhe ta acaroje lekuren. Me raste, mund te krijoje dhe gunga pas rruajtjes si rezultat i irritimit. Ju mund ta perdorni kremin nje dite para rruajtjes ne menyre qe te zbusni lekuren dhe floket.Kjo do ta beje procesin e rruajtjes me te lehte dhe me te shpejte dhe nuk le zona te irrituara.

6. Ndihmon ne uljen e skuqjeve te lekures nga pelenat
Gjalpi Shea i parafinuar eshte nje hidratues perfekt natyral pa kimikate. Prandaj, eshte ideal per kujdesin ndaj bebeve duke vepurar butesisht me lekuren. Mund te perdoret pas dushit , gjithashtu perdoret per sherimin e ekzemes ose skuqjeve nga pelenat te femijet/foshnjet.

7. Kujdes ekselent ndaj buzeve
Gjalpi Shea absorbohet lehtesisht dhe siguron lende ushqyese dhe lageshti per te cilat buzet kane nevoje gjate periudhes se ftohte te vitit dhe kushteve te thata te motit. Keshtu, vepron si nje zbutes perfekt per buzet dhe eshte gjithashtu efektiv per trajtimin e buzeve te thara dhe te cara. Pasi perdoret, krijon nje barriere dhe e ruan lageshtine ne lekure.

Deri tani folem per perfitimet e lekures nga gjalpi Shea, tani eshte koha te flasim per te mirat qe u shkakton flokeve.

1.Riparon floket e demtuara
Shume trajtime te demshme te flokeve si pjasteri, masha dhe permanentet ndikojne ne humbjen e lageshtise natyrale te flokeve.Gjalpi Shea ndihmon ne rikthimin e kesaj lageshtie. Gjithashtu i mbron floket nga moti i ashper dhe radiket e lire te demshem qe gjenden ne uje dhe ne ajer. Per me teper, ky gjalp ka nje SPF te ulet qe eshte e mjaftueshme per te mbrojtur floket nga dielli. Kjo ndodh per shkak se ky gjalp, sapo absorbohet i vesh floket ne menyre qe ti mbroje nga nxehtesia ose cdo gje tjeter qe i demton floket. Gjithashtu i mbron ato nga klori dhe kripa nese e perdor perpara notimit.

2.Shmang renien e flokeve 
Acidet yndyrore te gjalpit sjellin ne forme floket dhe skalpin. Gjithashtu siguron shume ushqyes esenciale qe permiresojne shendetin e tyre. Keshtu, folikulat e flokeve forcohen dhe floket bien me pak.

3. I mban floket kacurrele ʹrebeleʹ ne vend
Gjalpi Shea eshte perfekt per zbutjen dhe rigjenerimin e flokeve te brishta.Per shkak te natyres se vet jo-yndyrore, ndihmon ne kontrollimin dhe shperndarjen e vajit te tepert ne skalp. Masazhimi i flokeve me sasi te konsiderueshme te ketij gjalpi mund t’ju jape kacurrela te buta, te mendafshta dhe terheqese. Gjalpi Shea duhet te perdoret 2 here ne jave per rritjen e flokeve. Kjo permireson cilesine e flokeve dhe i hidraton ato. Gjen perdorim te gjere ne trajtimin e flokeve kacurrela per shkak te vetive zbutese.

Me shume perfitime per shendetin nga gjalpi Shea

1.Zbut dhimbjet muskulore 
Dhimbjet muskulore shpesh vijne si rezultat i tendosjeve te muskujve. Tradicionalisht, gjalpi Shea eshte perdorur ne Afrike per te cliruar dhimbjet muskulore.

2.Reumatizma
Reumatizma shpesh karakterizohet nga dhimbja e kyceve, pezmatimi dhe shtangetia. Dhimbja dhe enjtja mund te jete prezente ne muskujt ose indet fijezore. Keshtu, gjalpi Shea perdoret si pomade ne pjeset e trupit te prekura nga reumatizma per te cliruar dhimbjen dhe enjtjen. Vetite e tij anti-pezmatuese kane shume rendesi pasi reumatizma eshte nje semunde inflamatore.

3.Artriti
Nje crregullim kronik i kyceve qe eshte shpesh i lidhur me kalimin e viteve, obezitetin dhe traumat eshte artriti, qe mund te jete shume i dhimbshem per njerezit qe vuajne nga ai. Dhimbja eshte pothuajse konstante dhe pengon levizjet elementare dhe cilesine e jeteses se nje pacienti qe vuan nga artriti. Gjalpi Shea , i perbere nga elemente antioksidues dhe anti-inflamatore jep rezultate te shkelqyera ne lehtesimin e enjtjeve dhe dhimbjeve.

4.Ul kolesterolin
Sic e permendem me pare, gjalpi Shea eshte ushqyes dhe perdoret ne Afrike per pergatitjen e ushqimeve. Nje avantazh I panjohur i shtimit te gjalpit Shea ne dieten tuaj eshte vetia e tij per te ulur kolesterolin ne gjak. Ky gjalpe eshte i pasur me acid stearik, nje lloj acidi yndyror i ngopur qe njihet per uljen e nivelit te kolesterolit ne plazme.

5.Ndihmon ne trajtimin e diarrese
Diarreja eshte simptome e shume semundjeve ose mund te shkaktohet vete. Mund te trajtohet duke perdorur nje lloj te gjere mjekimesh dhe gatimeve bimore. Ditet e sotme eshte rritur goxha kerkesa per shtimin e gjalpit Shea ne produktet ndihmuese qe po perdoren per trajtimin e diarrese.

6.Mbrojtje nga rrezet ultraviolet 
Gjalpi Shea vepron si nje mbrojtes natyral duke siguruar mbrotje ndaj rrezeve ultraviolet te diellit, pavaresisht se niveli i mbrojtjes mund te jete i ndryshueshem. Acidi cinamik i gjetur ne gjalpin Shea eshte nje element qe siguron mbrojtje UV, dhe SPF shkon nga 6-10 ne varesi te cilesise se gjalpit. Nuk rekomandohet qe ky gjalpe te perdoret vetem si mbrojtje nga dielli per shkak se SPF-ja e tij eshte e ulet per te siguruar mbrojtje te mjaftueshme nga rrezet e demshme.