Kategoritë

zoomable
Çaj Matcha

Çaj Matcha

1500 lekë

Pi Matcha, humb peshe?

100 % Organike ( Powder)

82219239 organiccontrolsystem

 

 

 

Pse Çaj Matcha trendi më i ri botëror?

 
Do të djegësh kalori 4 herë më shpejt se çdo produkt tjetër dhe do të shpejtosh metabolizmin .
Do zëvendësosh një orë palestrën .
Rrit memeorjen, ofron qetësi si dhe përqendrim më të mirë .
Do të përthithësh të gjithë antioksiduesit .
Do të shijosh një sistem imunitar të shtuar dhe detoksifikim të trupit .
Do të përfitosh nga vetitë anti-plakje të Matcha .
Do të shikosh një përmirësim në lëkurë .


Mund ta quani lengun e ri jeshil. Gjate vitit te kaluar, matcha, caji jeshil energjik, u be pija e dites, duke u perhapur qe nga Instagrami i Gwyneth-it deri deri te menuja e Ateres, nje restorant me yje ky ne New York. Matcha eshte konsideruar si nje alternative e shendetshme krah ekspresit, per shkak se e siguron kafeinen pa ngjallur nervozizem, plus qe ka perberje te larte antioksidantesh, dhe se fundmi mund te jape nje benefit shume te madh: te heqe kilet e teperta.

" Nje perberes i matcha-s i quajtur EGCG pershpejton metabolizmin dhe ndalon rritjen e qelizave yndyrore"- thote Cynthia Pasquella, nje dietologe nga Los Angeles qe ka punuar me Charlize Theron dhe Sandra Bullock. EGCG eshte nje antioksidant qe gjendet me tepri ne cajin jeshil, te zi ose te mollet.
" Matcha ka luajtur nje rol shume te rendesishem per shume nga klientet e mi" -pohon Pasquella.

Jillian Tuchman, nje dietolog ne New York shprehet:" Eshte veprim i zgjuar te shkembesh matcha- n me kafen, pasi kjo e fundit mund te luaje me sheqerin ne gjak dhe te coje ne shtim peshe".

Ky kerkim eshte gjithashtu mjaft imponues: Nje kerkim ne vitin 2000 i revistes "Endokrinologji" zbuloi se injektimet e perditshme te EGCG-se te kaviet eksperimentale shkaktuan humbjen e 21% te peshes se tyre brenda nje jave, bazuar ne efektin e tij ne leptin, hormonin e ngopjes; dhe nje studim ne vitin 2005 tregoi se pjesemarresit qe pine cdo dite caj jeshil te pasur me catechin humben ne 12 jave pothuajse dyfishin e peshes ne krahasim me te tjeret.

Tina Williams , 26 vjece, kliente e dietologes Pasquella, humbi gati 6 kile per 3 muaj vitin e kaluar pasi ndryshoi dieten e saj dhe pasi e zevendesoi kafen e mengjesit dhe snack-un e drekes me "matcha". " E plotesonte ne menyre perfekte nevojen qe kisha ne dreke per sheqer, keshtu qe nuk kisha pse te shtoja kalorite e mia, nderkohe qe mund te perdorja matcha-n ,"- thote ajo. "Brenda 3 javeve rezultatet ishin te dukshme."


Pra, cfare eshte matcha?

Ne pergjithesi caji jeshil perbehet nga gjethe te copetuara te thara, te paketuara diku ndersa matcha eshte nje pluhur i imet , vecanerisht nga bimet e rritura ne hije qe te zhvillohet aroma dhe ngjyra e ngjashme me neonin.

Të dy matcha dhe çaji jeshil rrjedhin nga e njëjta bimë e quajtur Camellia Sinensis. Ndërsa gjethet e çajit jeshil zakonisht vijnë në formën e një qese, matcha është në formë pluhuri. Matcha është në të vërtetë 100% gjethe çaji jeshil që janë bluar në një pluhur të imët. Eshtë shumë më i përqendruar se çaji jeshil i zakonshëm, kështu që ju duhet vetëm ½ deri në 1 lugë çaji për filxhan. Në krahasim me çajin jeshil të rregullt, kur pini matcha, ju konsumoni tërë fletën e çajit!

Per cdo perdorim, uji i nxehte perzihet ne gjysme luge caji pluhur , duke perdorur nje rrahese te vogel ne menyre qe ta beje ate te lehte dhe te shkumezuar. "E mira" e vertete eshte qe ti se fundi i gelltet vete gjethet per te marre nje doze me te madhe te vlerave ushqyese-duke perfshire EGCG.

Nderkohe qe studimet kane nxjerre perfundime te sakta per sasine e matcha-s ose EGCG-se qe nevojitet per te humbur peshe, Pasquella dhe Tuchman sugjerojne nje deri ne 3 filxhane ne dite ( nqs jeni i ndjeshem ndaj kafeines, mos pini pas ores 2 pasdite, keshtu qe s'do te ndikoje gjumin tuaj).
" Matcha eshte thjesht nje pjese e nje regjimi te dobishem,"- thote Tuchman. " Mund te hash nje kek , por te pish matcha dhe te biesh ne peshe?" -Jo. As mos e coni nder mend.

 

Përgatitjen e çajit Matcha e gjeni duke klikuar mbi linkun e mëposhtëm:

https://www.youtube.com/watch?v=f8AstdY6rgI

Për më tepër informacion ⇓

https://www.instagram.com/bioherbalalbania/?hl=en

 

Sasia: 50 gr

 

NDALOHET KOPJIMI DHE PËRDORIMI I PA-AUTORIZUAR I TEKSTEVE;

TE GJITHA TE DREJTAT E REZERVUARA PER 
© BIO HERBAL ALBANIA