Kategoritë

zoomable
Mjalti Manuka dhe dobitë e tij mjekësore

Mjalti Manuka dhe dobitë e tij mjekësore

MGO 1000+ (250 gr)


Mjalti Manuka është një lloj mjalti i cili vjen nga Zelanda e Re.

Prodhohet nga bletët që polenizojnë lulet Leptospermum scoparium , të njohura zakonisht si lulet manuka.

Mjalti Manuka ka veti antibakteriale, antivirale dhe anti-inflamatore që mund të ndihmojnë në trajtimin e sëmundjeve të shumta, duke përfshirë ulcerat e stomakut, shërimin e plagëve, sëmundjen periodontale dhe infeksionet e frymëmarrjes.


Fuqia shëruese e mjaltit:

Mjalti është përdorur që nga kohërat e lashta për të trajtuar kushte të shumta.
Vetëm fundi i shekullit të 19-të, studiuesit zbuluan se mjalti ka cilësi natyrale antibakteriale.
Mjalti mbron nga dëmtimet e shkaktuara nga bakteret, gjithashtu rrisin prodhimin e qelizave speciale që mund të riparojnë indet e dëmtuara nga infeksioni.
Mjalti ka një veprim anti-inflamator që mund të lehtësojë shpejt dhimbjen dhe inflamacionin .


Por jo e gjithë mjalti është e njëjtë.

Cilësia antibakteriale e mjaltit varet nga lloji i mjaltit, si dhe kur dhe si është vjelur.
Disa lloje mund të jenë 100 herë më të fuqishme se të tjerët.


Përbërësit e mjaltit manuka:

Përveç peroksidit të hidrogjenit ( që i japin cilësi të jashtëzakonshme antibakteriale) një përbërësi tjetër (Methylglyoxal) “jo peroksid”, është shumë më i fuqishëm.
Methylglyoxal (MG) është ai që i jep mjaltit manuka fuqinë e tij të jashtëzakonshme antibakteriale.
MG është një komponent që gjendet edhe në lloje të tjera të mjaltit, por në sasi shumë më të vogla sesa në mjaltin manuka.
Sa më i lartë përqendrimi i MG, aq më i fortë është efekti antibiotik.

Dobitë e Mjaltit Manuka :

• Mjalti Manuka nga Zelanda e Re konsiderohet i shkëlqyer për rrugët e frymëmarrjes,
• Ndalon rritjen e qelizave kancerogjene, gjithashtu është i aftë të reduktoj edhe efektet anësore te proceseve si rrezatim, kimioterapi etj,
• Redukton kolesterolin e lartë,
• Lufton dhe parandalon bakteret si: Escherichia Coli, Staphylococcus Aureus, Helicobacter Pylori, të cilat paraqiten si rezistente ndaj antibiotikeve normale, (Mjalti I Papërpunuar I Zelandës Së re Manuka Është një nga Substancat Më efektive Në trajtimin E Ulcerave Të stomakut, Duke Hequr Qafe Mikrobet Helicobacter Pylori, Dhe Lloji Më i Mirë i Mjaltit Që mund Të përdoret Është manuka mbi Mgo 400, Preferohet Të përdoret Duke E Holluar Me Ujë të ngrohtë një çerek Ore Ose Më shumë para Vakteve Ushqimore)
• Trajton infeksionet e syve, veshit dhe sinuseve,
• Redukton inflamacionet në organizëm,
• I aftë të përshpejtojë rinovimin e qelizave, i shkëlqyer për mykun, aknet, plaget, gastritin e refluksin, djegiet, ulçerën, kolitin etj.

Keshillohet të përdoret kundra gripit, ftohjes, sëmundjeve virale, mykut te gojes, për rritjen e imunitetit sidomos te fëmijët.


A është i sigurt mjalti Manuka?

Për shumicën e njerëzve, mjalti manuka është i sigurt për t’u konsumuar.
Sidoqoftë, disa njerëz duhet të këshillohen me një mjek përpara se ta përdorin, përfshirë:

• Njerëzit me diabet.

Të gjitha llojet e mjaltit janë të pasura me sheqer natyral. Prandaj, konsumimi i mjaltit manuka mund të ndikojë në nivelin e sheqerit në gjak.

• Ata alergjikë ndaj mjaltit ose bletëve.

Ata që janë alergjikë ndaj llojeve të tjera të mjaltit ose bletëve mund të kenë një reaksion alergjik pas konsumit ose aplikimit të mjaltit manuka.

• Foshnjat.

Akademia Amerikane e Pediatrisë nuk rekomandon dhënien e mjaltit për foshnjat poshtë 1 vjeç.

 

Për 100% mjaltë të pastër nga Zelanda e Re, të çertifikuar kliko [KETU]:

 

 

NDALOHET KOPJIMI DHE PËRDORIMI I PA-AUTORIZUAR I TEKSTEVE;

TE GJITHA TE DREJTAT E REZERVUARA PER 
© BIO HERBAL ALBANIA