Kategoritë

zoomable
Maskë për zbutjen e flokëve !

Maskë për zbutjen e flokëve !

Një mënyrë natyrale për të zbutur flokët dhe riparuar ato nga dëmet gjatë stilimit.
Kura per floke te thate eshte shume afer-ne kuzhinen tuaj

Nese po kerkoni nje menyre natyrale per te zbutur floket apo per ti riparuar ato nga demet gjate stilimit, atehere kjo maske me vaj kokosi eshte zgjidhja per ju:

Kura per floke te thate eshte shume afer-ne kuzhinen tuaj. Kjo maske e thjeshte flokesh realizohet me vetem 3 perberes: vaj kokosi, mjalte dhe uthull molle. Vaji i kokosit dhe mjalti njihen per vetite rigjeneruese dhe hidratuese.
Vaji i kokosit eshte I mrekullueshem per floket. Permireson shendetin e skalpit, perforcon rritjen e flokeve, u jep volum dhe shkelqim. Mjalti eshte nje hidratues i shkelqyer dhe eshte shume i mire vecanerisht nese keni floke te thate per shkak te perdorimit te pjasterit apo thareses ose nese keni kcalp te thate. Uthulla e molles heq mbetjet nga floket, si dhe i ben floket e rregullta. 

Perberesit qe nevojiten: 2 luge gjelle vaj kokosi, nje luge gjelle mjalte vendi, nje luge gjelle uthull molle.
Sasite e tyre mund te variojne ne varesi te gjatesise ose trashesise se flokut. Nese keni floke jo shume te dendur keto sasi jane me se te mjaftueshme per ti mbuluar floket nga rrenjet te maja. 

Hapi 1 : Shkrij ne 1 ene vajin e kokosit deri sa te lengezohet. Me pas hidh mjaltin dhe uthullen e molles.

Hapi 2 : Perzieji perberesit mire me njeri-tjetrin. 

Hapi 3 : Per ta perhapur masken ne floke, ju sugjeroj furcat qe perdoren per lyerjen e flokeve. Ndaji floket ne 4 pjese te barabarta. 

Aplikoje masken ne floke duke filluar nga rrenjet dhe me pas duke levizur drejt majave. Sigurohu qe ta perhapesh ne ndarje te vogla flokesh ne menyre qe ta perhapesh mire. 
Pasi te mbarosh me pjesen e pare, masazhoji floket me majat e gishtave. Me pas grumbulloji floket bashke ne forme topuzi, leri per 15-20 minuta dhe laji me shampo te bute dhe natyrale. 
Nqs keni floke shume te thate, lereni masken me shume se 20 minuta. 
Mbeshtille koken me peshqir dhe lere masken per nje ore ose me shume.

B.Daci