Si te keni qerpike me te gjate, voluminoz dhe vetulla të përkryera?
Aplikoni vazelinë çdo natë...!
VAZELINE ORIGINAL 120 ml
Vazelina është baza e kremrave të shtrenjtë, por ajo mund të përdoret edhe për gjërat të cilan janë të sqaruara më poshtë.
Lexoni rastet kur sugjerohet përdorimi i vazelinës:
Aroma e parfumit qëndron më shumë
Para se të spërkasni parfumin tuaj të preferuar, vendin ku do të vendosni parfumin lyjeni së pari me pak vazelinë. Parfumi nuk do të zhduket aq shpejt si më parë.
Vetulla të pëkryera
Nëse i keni vetullat të ashpra, lyejini me një shtresë shumë të hollë vazeline dhe vetullat tuaja do të kenë formë të mirë.
Buzët e plasaritura
Vazelina është një nga mjetet më të mira për hidratim dhe lirisht mund ta përdorni atë si një zbutës për buzët.
Qerpikë të gjatë dhe të bukur
Nëse dëshironi që qërpikët tuaja të jenë të gjatë dhe të rregulluar, përdorni një maskara të lyer me pak vazelinë. Këtë procedurë përsëriteni për disa ditë me radhë, dhe ndryshimi është i garantuar. Shënim: së pari largoni grimin nga sytë.
Thembrat e buta
Vazelina është e mrekullueshme për kujdesin e lëkurës së plasaritur në përgjithësi, dhe në qoftë se ju e keni këtë problem me lëkurën e këmbëve, vazelina është zgjidhja e duhur për ju. Një këshillë, kur i lyeni këmbët vishini edhe çorapet në mënyrë që vazelina të qëndrojë sa më shumë në lëkurë.
Për largimin e grimit
Nëse keni lëkurë të ndjeshme dhe produktet për largimin e grimit ju acarrojnë lëkurën, atëherë, vazelina është e zgjidhja e duhur për ju. Ky produkt jo vetëm që nuk do të shkaktojë një irritim, por është gjithashtu i shkëlqyer për larguar make-up, i cili nuk hiqet aq lehtë.
Pas depilimit
Lëkura juaj është e kuqe dhe i irrituar pas depilimit, lyejeni vendin e irrituar me vazelinë dhe lereni që ta thithë. Skuqja do të zhduket shumë shpejt.
Majat e flokëve të djegura
Nëse flokët tuaja duhen prerë, dëshironi që t'i lëshoni dhe nuk doni që të ndryshoni gjatësinë, vazelina është zgjidhja. Lyeni majat dhe çdo gjë është në rregull.
Nëse grimi ju ka bërë pis rrobat
Nëse aksidentalisht keni bërë rrobat pis me buzëkuq, aplikoni pak vazelinë në njollë dhe fërkojeni. Njolla do të zhduket menjëherë.
Leqe nga ngjyrat e flokëve
Keni lyer flokët, por keni lyer po ashtu edhe lëkurën e fytyrës. Pak vazelinë në vendet me njolla dhe butësisht pastrojeni deri sa të largohet ngjyra.
Vënia e vatheve
Nëse ndonjëherë ju lëndon vënia dhe largimi i vatheve, lyini vrimat me pak vazelinë dhe dhimbja do të largohet
..........................
"Bio Herbal": Bulevardi Bajram Curri, perballe ish-ATSH, pranë xhamisë Tabakeve ,Tirane.
Cel: +355682887359
Viber: +355682887359 WhatsApp: +355682887359
#naturado #naturadoenprovence #cosmetic #skin#skincare #lekure #healthy #beauty #beautiful#shampoo #face #body #fytyre #trup #cream #clay#woman #man #oils #water #bio #organic#bioproducts #certified #bioherbalalbania