Kategoritë

zoomable
Letër brilante për prindërit !

Letër brilante për prindërit !

Drejtori i një shkolle në Singapor, një ndër shtetet me nivelin më të lartë të arsimit në botë, u ka dërguar këtë letër prindërve të nxënësve të shkollës së tij.

Të dashur prindër,

Provimet e fëmijëve tuaj do të fillojnë së shpejti. E di që të gjithë jeni në ankth, sepse doni që fëmija juaj të dalë sa më mirë.

Por ju lutem, mos harroni, mes nxënësve që do të ulen për provime, ndodhet një artist, i cili nuk ka nevojë të dijë shumë për matematikën.

Ndodhet një sipërmarrës, i cili nuk do t’ia dijë për Historinë, apo Letërsinë angleze.

Ndodhet një sportist, për të cilin gjendja fizike është më e rëndësishme se Fizika.

Nëse fëmija juaj merr notat më të larta, atëherë shumë mirë! Por nëse jo, ju lutem mos ua hiqni vetëbesimin dhe dinjitetin.

Thuajuni që nuk ka problem, është thjeshtë një provim! Ata janë të prerë për gjëra shumë më të mëdha në jetë.
Thuajuni se, sido që të dalin, ju i doni dhe nuk do i gjykoni.

Ju lutem bëjeni këtë, dhe kur ta bëni, shihni që fëmijët tuaj do të pushtojnë botën.

Një provim apo notë e ulët, nuk do ua heqë atyre ëndrrat dhe talentin.

Dhe ju lutem, mos mendoni se doktorët dhe inxhinierët janë njerëzit më të lumtur në botë.

Me përshëndetje të ngrohta,
Drejtori