Kategoritë

zoomable
Maskë fytyre Aloe Bio 50

Maskë fytyre Aloe Bio 50

2300 lekë

Maskë fytyre , e fresket, e butë dhe kremoze, e cila me përberjen e sajë sjell rigjenerim dhe gjallërim, duke dhënë efekt rinues të menjëhershëm.


Fytyra qetësohet dhe çlirohet nga shenjat e lodhjes, duke bërë të mundur një hidratim të gjatë të lëkurës.

50% e lëngut biologjik të Aloe Vera-s dhe dhe algave të kuqe, kontribuojnë për të rikthyer sasine e ujit në lëkurë duke ndaluar aktivitetin dehidratues dhe duke rivitalizuar lëkuren e thatë. Uji i distiluar dhe niseshteja janë agjentë të fuqishem zbutës, të aftë për të qetësuar një lëkurë të skuqur dhe të ndjeshme.



Përdorimi:
Përdore 1 ose 2 herë në javë, në fytyrë të pastruar mirë duke vendosur 1 shtresë kremi në fytyrë dhe qafë. Lëre të absorbohet 10 deri në 20 minuta në varësi të nevojës që ka lëkura për hidratim. Përbërja e butë është e pergatitur në mënyrë që të mos të thahet apo fortesohet në mënyrë qe lëkura të ngelet e butë edhe pas 20 minutash. Hiqe pjesen që ngelet me një copë pambuku të njomë.



Produktet e linjës ALOEBIO50 kanë një përmbajtje minimale prej 50% Aloe Vera Organike, por gjithashtu kanë një aromë të këndshme natyrale, të freskët dhe jetësore, të siguruar nga ekstraktet e limonit dhe portokallit që kombinohen në mënyrë perfekte me nenexhin, jasemin. 

Linja nuk përmban derivate kimike, SLES / SLS, parabene ose alkool. 
Linja është testuar mikrobiologjikisht, dermatologjikisht

 

test-metalli-pesanti
energia-solare