Kategoritë

zoomable
Maska me mjaltë për fytyrë perfekte !

Maska me mjaltë për fytyrë perfekte !

 
Mjalti butësisht heq çdo papastërtitë dhe pa ia hequr vajrat natyral lëkurës tuaj .
 
Mjalta e papërpunuar gjithashtu përmban enzima natyrale të cilat përsosin strukturën e lëkurës.
 
Punon mirë në të gjitha llojet e lëkurës , ideale për lëkurë shumë të ndjeshme.
 
Balancon lëkurën me yndyrë dhe hidraton lëkurën e thatë.
 
Mjalti përmban probiotikë natyral dhe veti antibakteriale që ndihmojnë në zvogëlimin e akneve.
 
Ndryshe nga pastrues shkumëzues, mjalti nuk ia heq lëkurës sebumi mbrojtës, e cila shkakton acarim dhe thatësi.
 
 
Megjithëse çdo mjaltë e papërpunuar punon shkëlqyeshëm, mjalti manuka krenohet me cilësi superiore antibakteriale dhe shëruese.
 
Është e rekomanduar për lëkurën e prirur puçrra fytyre.
 
 
Përbërësit:
 
Mjaltë manuka ose mjaltë organike 
 
Fillimisht e pastroni lëkurën me ujë të nxehtë , pastaj vendosni një lugë gjelle mjaltë, ose më pak, në duar.
 
I fërkoni duart me mjaltë dhe me lëvizje rrethore e masazhoni lëkurën. Mjaltin e lini në lëkurë për të paktën 5-10 minuta dhe pastaj e pastroni me ujë të nxehtë.