DEXE – ANTI HAIR LOSS SHAMPOO
Shampo kundër rënies së flokëve
Dexe – shampoja ideale ultra efektive kundër rënies së flokëve!! E dizenjuar posaçërisht për përkujdesjen maksimale ndaj pastrimit dhe ndalimit të rënies, “Dexe” trash flokët dhe forcon folikulat e rrënjëve duke rikonstrukturuar gjendjen e flokëve dhe duke rikthyer pamjen e tyre natyrale.
Shampoja përmban ushqyes bio-aktivë, të cilët mundësojnë ajrosjen e flokëve dhe skalpit, duke krijuar një mjedis të përshtatshëm për rritjen e flokut. Formula bimore e pasur me proteina aktivizon zhvillimin e folikulave duke stimuluar daljen e rrënjëve të reja. Njëkohësisht ndihmon në balancimin e nivelit të yndyrës së flokëve dhe siguron hidratimin e tyre.
REKOMANDIM: Rekomandohet përdorimi i rregullt i shampos për te riparuar gjendjen e dëmtuar të flokëve dhe eliminuar problemet e rënies për një periudhë të paktën 3 mujore. Shmangni përdorimin e shampove të tjera, pasi përdorimi i tyre në një kohë që jeni duke përdorur shampon “Dexe” sjell vështirësi për flokët, të cilët duhet të riambientohen edhe një herë nga fillimi me të. Këshillohet përdorimi i rregullt ditor 10 ditët e para, më pas përdorimi mund të vazhdojë sipas dëshirës (pa ndërprerje dhe pa përzierje me shampo të tjera).
PËRDORIMI: Lagni flokët me ujë të ngrohtë. Aplikoni sasi mesatare nga shampoja në varësi të gjendjes së flokëve tuaj (nëse keni shumë pak flokë, aplikoni pak dhe anasjelltas). Masazhoni butësisht me mollëzat e gishtërinjve skalpin dhe boshtin e flokëve për rreth 2-3 minuta. Shpëlajini me ujë të pastër të ngrohtë dhe më pas thajini mirë me peshqir (rekomandohet shmangia e përdorimit të tharëseve të flokëve. Në rast se e keni të nevojshëm përdorimin e saj, ulni gradën e nxehtësisë).
Sasia: 200ml