“EL-BARAKA BLACK SEED SOAP”
Sapun me ekstrakte natyrale të vajit të Farave të Zeza
Përfitimet nga Vaji i Farave të Zeza këtë herë erdhën në një formë tjetër !!
Sapuni “El-Baraka”, i krijuar me bazë nga ky vaj, mundëson zbutjen e lëkurës së fytyrës, së trupit dhe përmirëson cilësinë e flokëve.
Përbërja natyrale e këtij sapuni pastron dhe rivitalizon lëkurën dhe flokët, duke ofruar njëkohësisht ushqyerjen dhe mbrojtjen e tyre.
Përfitimet e lëkurës:
Vaji i Farave të Zeza është një antioksidant i fuqishëm natyral, i cili lufton inflamacionin dhe ristrukturon qelizat e dëmtuara të lëkurës. Kështu, përbërja e këtij sapuni e bën atë një trajtim të domosdoshëm për të pasur një lëkurë të shëndetshme dhe të pastër. Jo vetëm kaq !! Fuqia antibakteriale e vajit pengon krijimin e infektimeve të lëkurës dhe qelbëzimeve të ndryshme. Sapuni ndihmon balancimin e nivelit të lagështirës së lëkurës, duke eliminuar yndyrën e tepërt që shkaktohet si pasojë e mbiprodhimit të gjendrave yndyrore në lëkurë. Përdorimi i rregullt ditor i sapunit siguron zbutjen e lëkurës, pastrimin e lëngjeve toksike dhe përmirësimin e elasticitetit të saj.
Përfitimet e flokëve:
Vaji i Farave të Zeza është shumë ushqyes. Falë kësaj vetie, folikulat e rrënjëve do të përthithin substancat e nevojshme për të siguruar forcimin e flokëve dhe ndalimin e rënies. Në të njëjtjën kohë, do të mundësohet pastrimi i zbokthit dh stimulimi i daljes se rrënjëve të reja. Me përdorimin e rregullt të sapunit, flokët do të marrin butësi dhe shkëlqim natyral.
Sasia: 135 gr