Kategoritë

zoomable
Vaj Esencial i Pemës Çajit -Tea Tree Essential Oil

Vaj Esencial i Pemës Çajit -Tea Tree Essential Oil

800 lekë

Vaji i pemës së çajit, i njohur gjithashtu si vaji melaleuca, është një vaj esencial i distiluar nga gjethet e bimës vendase Australiane Melaleuca alternifolia.



Fakte të shpeshta në lidhje me vajin e pemës së çajit:

Vaji i pemës së çajit distilohet nga gjethet e bimës Melaleuca alternifolia , e gjetur në Australi.
Vaji ka veti antibakteriale, anti-inflamatore, antivirale dhe antifungale.
Mund të trajtojmë aknet , acarimet e lëkurës dhe parazitët e kokës duke përdorur vajin e pemës së çajit.
Vaji i pemës së çajit nuk duhet të gëlltitet-pihet kurrë.


Ndër përdorimet e vajit të Pemës së Çajit veçohen

1. Trajtimi i akneve:
Studime të ndryshme kanë vërtetuar se Tea Tree Oil është po aq efektiv sa peroksidi i benzoilit në trajtimin e akneve, por pa efekte anësore, si skuqje apo irritim.
Shtoni 4 pika vaj peme çaji në një gjysmë filxhani ujë ose gjel aloe vera . Vendoseni në fytyrë me pambuk një herë në ditë.

2. Për acarime të herëpashershme të lëkurës:
Vendosni 1-2 pika vaj pemës së çajit të holluar në zonën e prekur.

3. Ilaç natyral për zbokthin:
Përzieni disa pika vaj peme çaji në shampo të rregullt dhe lani flokët si normalisht.

4.Trajtim për mykun e këmbëve dhe i këmbës së atletit:
Është vetia për të vrarë parazitët dhe myqet që japin infeksione ajo që e bën Tea Tree Oli-in një aleat të mirë kundër mykut në lëkurë.
Aplikoni Tea Tree Oil të paholluar në zonën e infektuar ose përziejeni atë me vaj esencial të rigonit.

5. Parazitët e kokës:
Kur përdoret në kombinim me vaj livandoje, vaji i pemës së çajit është treguar i efektshëm në trajtimin e vezëve të morrave.

6. Mban larg mushkonjat :
Pickimi i mushkonjave është një ndër shqetësimet më të besdisshme gjatë stinës së verës. Sprucatorët e blerë në farmaci jo gjithmonë rezultojnë efikas. Për këtë arsye bëni një përizerje në shtëpi më 5 lugë ujë të oksigjenuar, 10 pika vaj të pemës së çajit dhe 10 pika vaj esencial limoni. Përzieni mirë përmbajtjen dhe më pas sprucojeni mbi trup.

Kujdes !
Ndjeshmëria e mundshme e lëkurës. Mbajeni larg fëmijëve. Nëse jeni shtatzënë, ose nën kujdesin e mjekut, këshillohuni me mjekun tuaj. Shmangni kontaktin me sytë, veshët dhe zonat e ndjeshme.

 

Sasia: 10 ml

 

NDALOHET KOPJIMI DHE PËRDORIMI I PA-AUTORIZUAR I TEKSTEVE;

TE GJITHA TE DREJTAT E REZERVUARA PER 
© BIO HERBAL ALBANIA