Flokë të bukur dhe plot shëndet !
Flokë të pastër, të shëndetshëm, të padëmtuar, të stiluar bukur lënë një përshtypje të mirë për një person, zakonet e tij të kujdesit dhe elegancën.
Rritja e flokëve në një ditë zakonisht eshte 0.4mm, ndërsa 100-200 fije floku bien në ditë. Floku është i përbërë nga struktura të ndryshme:
1- Folikuli - pjesa e gjallë e flokut që gjendet poshtë sipërfaqes së lëkurës dhe boshtit te flokëve.
2- Plotësisht e keratinizuar- pjesa jo e gjallë e flokut që gjendet mbi sipërfaqen e lëkurës
Floku është i formuar nga folikulat ( disa vrima të vogla në formë xhepi në brendësi të lëkures . Pavaresisht se folikuli shtrihet deri në shtresen tjetër të lëkurës "derma' ato përsëri origjinën e kanë në shtresën siperfaqesore të lëkurës "epidermës" të cilat janë të vendosura në lëkurë në një kënd të caktuar dhe gjithmonë shoqërohen nga gjendrrat dhjamore dhe muskujt tensor
Flokët janë të formuara nga qelizat që ndahen pranë bazës së folikulit. Me rritjen e flokëve (në zonen e rritjes se tyre) numri i qelizve dyfishohet cdo ditë. Njerezit kane mesatarisht 5 milion folikula dhe 1 milion janë ne skalp.
Boshti i flokut përbëhet nga tri shtresa:
-Kutikula
-Korteksi
-Medula (jo gjithmone e pranishme)
- Kutikula ka veti mbrojtëse dhe funksion pengues ndaj ndikimeve fizike dhe kimike. Qelizat e kutikulës janë të sheshta, katrore dhe te lidhura fort me qelizën e korteksit.
- Korteksi është i përbërë nga mikroinde keratine dhe mikrofibra qe përbëjnë 50% te korteksit. Korteksi përbën pjesën më të madhe të boshtit dhe permban pigmentet e melanines.
- Medula është e pranishme në pjesën e mesme të boshtit të flokëve, kryesisht në qime të vrazhda. Medula ka nje strukture proteinike e përbërë nga aminoacide dhe citruline.
Të kesh flokë të bukur dhë të shëndeshëm është një detyrë sfiduese.
Për këtë qëllim kemi produkte te ndyshme si: shampo, balsam, produkte per stilim të përhershëm ose të përkohshem po ashtu edhe bojra flokesh.
1-Funksioni thelbësor i shampos është të pastroj flokët dhe lëkurën e kokës. Ato heqin sebumin, papastërtitë, djersën, qelizat e vdekura të lëkurës dhe aromat e pakëndshme.
Funksioni dytësor është trajtimi i flokut d.m.th ti bëj ato të buta, të krihen lehtësisht dhe të parandaloj dëmtimin e tyre. Pervec kesaj ato i japin flokëve volum dhe aromë të mahnitshme.
2- Hair conditioner mund të jenë të dy tipeve ( tipi 1 me larje dhe tipi 2 pa larje). Funksioni thelbësor është të lë mjaftueshem substanca lubrifikuese në mënyrë që të mund të reduktojnë ndjeshëm koeficientin e fërkimit në sipërfaqen e flokeve. Ato përmirësojnë krehjen dhe stilimin e flokeve, dhe floket bëhen të lëmuar dhe me shkelqim. Ato japin një ndjenjë butësie, reduktojnë elektricitetin statik dhe parandalojnë dëmtimin e flokëve.
Produktet e përkohshme për stilimin e flokëve (spërkates për flokë, shkumë, xhel, kremra, dyll, krem) bazohen ne polimere të shumta të ndryshme për stilim, si PVP, PVP/VA dhe të tjerë. Ata lidhin fijet e flokëve, duke mbajtur kështu flokët të formuar sipas dëshirës.
Produktet e stilimit të përhershëm të flokëve (përthyerja e përhershme, flokët e drejtë, relaksimi i flokëve) përmbajnë substanca kimike që reagojnë në kontakt me floket. Ato jane tioglikolat, formaldehid, hidroksid natriumi, kështu që flokët rikonfigurohen përgjithmonë për të ruajtur stilin e ri të dëshiruar.
Produktet tona japin kujdes dhe bukuri.
E njëjta gjë vlen edhe për produktet tona të flokëve. Nga oferta jonë e pasur, mund të veçojmë koleksionin e projektuar posaçërisht, PROVITAMINE IMMUNO COMPLEX, i formuluar për të pastruar, ushqyer dhe zbukuruar flokët e thatë dhe të dëmtuar. Ai perfshin shampo, maske flokësh, dhe eliksir flokesh.
-Shampo është formuluar me surfaktante të butë për flokët e thatë dhe të dëmtuar. Ai largon papastërtitë, por nuk i than dhe nuk i dëmton flokët. Eshte i pasuruar me beta-glukan që ka efekt antioksidues dhe qetësues në lekurën e kokës dhe flokët. Përmban gjithashtu vaj ricini dhe ekstrakt hithre që së bashku me vitaminat forcojnë flokët nga rrënja deri te majat e flokëve.
Duke qenë se flokët e thatë dhë të dëmtuar kerkojne kujdes intensiv që shampot nuk mund ta ofrojnë pasi qëndrojnë në flokë për një kohë të shkurtër, në kemi formuluar nje maske specifike per flokët.
-Maska e flokeve PROVITAMINE IMMUNO COMPLEX është një shtesë në shampo, riparon floket e dëmtuar, ushqen dhe kujdeset për flokët.
-PROVITAMINE IMMUNO COMPLEX Renewing Hair Elixir, veçanerisht i përshtatshëm për majat e flokeve te dëmtuara. Eshte i pasuruar me vajrat e makadamit dhe jojobes dhe Neossance®Hemisqualane, një zbutes natyral jashtezakonisht i lehte dhe nje alternative e mire silikoni. Fale zbutësit, formulimi ka nje teksture te lemuar, aplikohet lehtesisht dhe tregon perhapje të lartë. Kombinimi i zbutesve mbron flokët dhe majat e flokëve nga dëmtimi dhe thyerja, ndersa filtrat UV ofrojne mbrojtje shtese kunder rrezatimit UV.
Reference:
1. Erdoğan B. Anatomy and Physiology of Hair. In: Kutlubay Z, Serdaroglu S. (eds). Hair and Scalp Disorders. Zagreb: InTech; 2017. pp. 13-29.
2. Bell JW, Whewell CS. Structure and properties of hair and related materials. In: Hibbott HW. (ed). Handbook of Cosmetic Science: An Introduction to Principles and Applications. London: Pergamon Press Ltd.;1963. pp. 23-45.
3. Draelos ZD. Essentials of Hair Care often Neglected: Hair Cleansing. Int J Trichology. 2010;2(1):24–9.
4. Giles M. A brief introduction to hair and science of care hair products. Innospec touching everyday lives presentation. 2016.
NDALOHET KOPJIMI DHE PËRDORIMI I PA-AUTORIZUAR I TEKSTEVE;
TE GJITHA TE DREJTAT E REZERVUARA PER
© BIO HERBAL ALBANIA