Kategoritë

zoomable
Xhel për Relaksimin e Muskujve me Acid Hialuronik

Xhel për Relaksimin e Muskujve me Acid Hialuronik

1200 lekë

Xhel për Relaksimin e Muskujve me Acid Hialuronik

Xhel Morsus me barishte aromatike freskuese është formuluar posaçërisht për lehtësim dhe largim të shpejtë dhe afatgjatë të dhimbjes.

Përmban ekstrakt të gjetheve të kufilmës , i cili së bashku me ekstraktet e gështenjës, yarrow (Bari mijëfletësh) dhe eukaliptit ka një efekt qetësues në muskuj, ligamente dhe nyje.

*Symphytum officinale (Kufilmi Mjekesor)
Kufilma mjekesore ndihmon në shërimin e artritit, pezmatimin e ligamenteve, përdredhjen dhe çarjen e nyjave, thyrjen e eshtrave dhe të ngjajshme.
Pëveç kesaj kufilmi mjekesore ndihmon edhe në menjanimin e pezmatimit të venava.

Acidi hialuronik rrit efektin e mbajtjes së ujit në shtresën sipërfaqësore të lëkurës, duke e lënë lëkurën të butë dhe të lëmuar.

Mënyra e përdorimit:

Aplikojeni xhelin në vendin e dëshiruar dhe fërkojeni në lëkurë me lëvizje të lehta rrethore për 10 deri në 15 minuta, në mëngjes, në mesditë dhe në mbrëmje para gjumit.

Kujdes:

Lani duart pas çdo aplikimi të xhelit. Mos aplikoni në plagë, djegie, lëkurë të fryrë dhe të sëmurë. Shmangni kontaktin me mukozën e syve, hundës, gojës dhe organeve gjenitale. Pas masazhit lëkura nuk duhet të ekspozohet ndaj rrezeve të diellit. Mbajeni larg fëmijëve.

Sasia: 250 ml

 

NDALOHET KOPJIMI DHE PËRDORIMI I PA-AUTORIZUAR I TEKSTEVE;

TE GJITHA TE DREJTAT E REZERVUARA PER 
© BIO HERBAL ALBANIA